Lidhje

Bjellorusia gjykon dy rusë për protestat e dhjetorit


Bjellorusia gjykon dy rusë për protestat e dhjetorit
Bjellorusia gjykon dy rusë për protestat e dhjetorit

Bjellorusia ka nxjerrë në gjyq dy rusë për pjesëmarrje në protesta në rrugë gjatë procesit zgjedhor të dhjetorit që përfundoi me një mandat të ri për Presidentin Aleksandër Lukashenko. Rusia ka reaguar me thirrjet për lirimin e tyre të menjëhershëm.

Artyom Breus dhe Ivan Gaponov deklaruan sot pafajësinë ndaj akuzave se kanë marrë pjesë në trazira masive. Nëse shpallen fajtorë, të dy ata mund të dënohen deri me 8 vjet burgim.

Dy të akuzuarit kanë hedhur poshtë akuzat për lidhje me opozitën bjelloruse. Ata janë ndër qindra vetë të kapur nga forcat e rendit gjatë përpjekjeve për të shtypur një tubim të opozitës kundër zotit Lukashenko në Minsk në muajin dhjetor. Presidenti sapo është rizgjedhur për një mandat të katërt. Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

XS
SM
MD
LG