Lidhje

Bjellorusia liron dy aktivistë të njohur të opozitës

  • Zëri Amerikës

Bjellorusia ka liruar nga burgu një ish-kandidat presidencial dhe menaxherin e fushatës së tij, pas sanksioneve të rënda ekonomike të vendosura ndaj qeverisë së Minskut nga ana e vendeve perëndimore, për shkak të abuzimeve në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut.

Andrei Sannikov, i cili sfidoi presidentin autoritar në detyrë Alexander Lukashenko në zgjedhjet e vitit 2010, u lirua nga burgu të shtunën vonë. Të dielën, u lirua menaxheri i fushatës së tij Dmitry Bondarenko. Zoti Sannikov po vuante një dënim pesë-vjeçar me burg, për organizim të protestave të vitit 2010 kundër mashtrimeve zgjedhore, të perceptuara gjerësisht. Zoti Bondarenko ishte dënuar me dy vjet burg.

Pak orë pas lirimit të tij, zoti Sannikov mbërriti në një stacion hekurudhor në Minsk ku falënderoi mbështetësit e tij të mbledhur për ta përshëndetur.

Ish-kandidati për president Sannikov dhe zoti Bondarenko u arrestuan, së bashku me qindra të tjerë, pas shtypjeve nga ana e policisë së mitingjeve dhe protestave që shpërthyen në kryeqytet pas votimeve të dhjetorit të vitit 2010 dhe pasi zoti Lukashenko deklaroi fitoren. Vëzhguesit perëndimorë i cilësuan zgjedhjet si thellësisht të manipuluara.

XS
SM
MD
LG