Lidhje

Të dhënat e kutisë së zezë provojnë rrëzimin me paramendim të avionit


Hetuesit francezë të aviacionit thonë se analiza e parë që ju bë kutisë së zezë të dytë të avionit të linjës Germanwings që u rrëzua muajin e kaluar mbi Alpet franceze, e përforcon teorinë se piloti i dytë e rrëzoi me paramendim avionin, duke vrarë të 150 personat që ndodheshin në bord.

Hetuesit bënë të njohur sot se të dhënat e kutisë së regjistrimit të avionit tregojnë se piloti i dytë Andreas Lubitz, pasi mbylli derën pas daljes nga kabina të pilotit tjetër, aktivizoi pilotin automatik të zbritjes dhe e rriti gradualisht shpejtësinë e avionit, deri në përplasjen vdekjeprurëse mbi Alpe.

Të dhënat e kutisë së regjistrimit u zbuluan dje. Kutia e zezë regjistron informacione teknike të rëndësishme për thuajse çdo instrument të avionit, duke sjellë të dhëna nga momentet e fundit, para rrëzimit të avionit.

XS
SM
MD
LG