Lidhje

Blackberry braktis planet për t’u shitur


Kompania e telefonave inteligjentë celularë që dikur dominonte tregjet, Blackberry, ka braktisur planet për t’u shitur.

Firma kanadeze tha në gusht të këtij viti se po ia shiste kompaninë Fairfax Financial Holdings-it për 4,7 miliard dollarë, por Fairfax pati probleme me mbledhjen e fondeve të mjaftueshme për të përfunduar marrëveshjen.

Në vend të shitjes, Blackberry tha sot se do të mblidhte 1 miliard dollarë nga investitorët, me një të katërtën e fondeve të mbledhura nga Fairfax. Për më tepër, Blackberry tha se do të zëvendësojë shefin ekzekutiv Thorsten Heins dhe në atë post, përkohësisht, do të jetë ish-kreu i një kompanie të programeve të internetit, John Chen.

Blackberry ishte një kompani pioniere për telefonat inteligjentë, dhe dikur mbulonte më shumë se gjysmën e tregut të Shteteve të Bashkuara. Por tani shifra ka rënë shumë në mbarë botën, në 1 për qind në periudhën korrik-shtator.
XS
SM
MD
LG