Lidhje

BlackBerry mund të shitet


205033 - Black Berry Mania

205033 - Black Berry Mania

Firma e prodhimit të telefonave inteligjentë “BlackBerry” njoftoi se mund të shitet.

BlackBerry, me qendër në Kanda, njoftoi të hënën se do të shqyrtonte mundësinë e shitjes ose të bashkimit me një firmë tjetër. Kohët e fundit ajo hodhi në treg tre tipe të rinj telefonash BlacBerry, por shitjet e prodhimeve të saj kanë ardhur vazhdimisht në rënie.

Firma BlackBerry që më parë zinte gati gjysmën e tregut botëror të telefonave celularë inteligjentë, tani zë vetëm 3 për qind të këtij tregu. Ky treg sot dominohet nga telefonët që përdorin sistemin operues Android, prodhim i firmës Google dhe nga telefonat Iphone të firmës Apple.

Në përpjekje për t’u ristrukturuar dhe përmirësuar financiarisht firma BlackBerry pushoi nga puna 5 mijë punëtorë dhe mbylli disa prej fabrikave të veta. Vlera e kompanisë në bursë ka rënë me mbi 70 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG