Lidhje

Afganistan: Një i vrarë nga një shpërthim në ndërtesë të policisë


Afganistan: Një i vrarë nga një shpërthim në ndërtesë të policisë
Afganistan: Një i vrarë nga një shpërthim në ndërtesë të policisë

Zyrtarët afganë thonë se një bombë shpërtheu pranë një ndërtese policore në qytetin jugor të Kandaharit, duke vrarë të paktën një civil. Zyrtarët njoftojnë se katër persona të tjerë u lënduan nga shpërthimi.

Më parë, forcat e NATO-s në Afganistan thanë se një ushtar i Aleancës ishte vrarë sot gjatë një shpërthimi me bombë.

Nuk u dhanë hollësi të tjera rreth shpërthimeve.

Provinca e Kandaharit është zemra e kryengritjes së zhvilluar nga talebanët që nga rrëzimi i regjimit të tyre pas ndërhyrjes në Afganistan më 2001 të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat afgane dhe të NATO-s nisën së fundmi një operacion për të larguar talebanët nga bazat e tyre në jug.

NATO gjithashtu ka ndihmuar përpjekjet e Presidentit afgan Hamid Karzai për ripajtim me militantët talebanë.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë për Paqe të Afganistanit i tha Zërit të Amerikës sot se janë zhvilluar bisedime “jozyrtare” mes qeverisë afgane dhe talebanëve.

XS
SM
MD
LG