Lidhje

Azil-kërkuesit shqiptarë në Gjermani


Numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian është rritur dy herë e gjysëm gjatë 2015 krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm në Gjermani janë regjistruar 50 mijë e 246 azilkërkues shqiptarë. Janar tetor 2015 janë kthyer nga Gjermania 5 mijë 809 shtetas; 4331 janë kthyer vullnetarisht, dhe 1478 janë kthyer me detyrim.

Janë refuzuar të udhëtojnë 13500 shtetas për mosplotësim të kushteve.

Përfaqësues të qeverisë dhe opozitës debatuan ashpër sot në komisionin parlamentar të politikës së jashtme mbi masat e autoriteteve për kthimin e azil-kërkuesve shqiptarë nga Gjermania dhe trajtimin e problemeve të tyre.

Azil-kërkuesit shqiptarë në Gjermani
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Deputeti i partisë demokratike të opozitës Aldo Bumçi tha se ikja e shqiptarëve është më e madhe se ajo e sirianëve nga lufta për frymë të popullsisë.

Ai tha se arsyet pse shqiptarët po largohen masivisht nga atdheu janë varfëria dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë, Blendi Klosi, tha se për riintegrimin e shqiotarëve të kthyer po zbatohet strategjia e vitit 2010, si u kërkua nga BE, kur u liberalizua regjimi i vizave për Shqipërinë.

Strategjia kërkon futjen e tyre listat e punëkërkuesve që përfitojnë nga programet e punësimit dhe formimit profesional falas, informacion për kreditim, sigurimi i strehimit të përkohshëm dhe të përhershëm, regjistrimi i fëmijëve në shkolla dhe kontrolle mjekësore falas.

Qeveria u siguroi transport falas për kthimin pranë vendbanimit 29 mijë shtetasve, ilace dhe mjekime falas për 10 mijë e 100 shtetas dhe prej tyre kanë ndjekur kurse profesionale falas mbi 650 shtetas.

Forcat politike i kanë kërkuar qeverisë socialiste të mos shmangë përgjegjësitë e saj përballë ikjes së shqiptarëve, duke thënë se ata po largohen nga Greqia drejt Gjermanisë.

Sipas tyre, riintegrimi i emigrantëve shqiptarë të kthyer nga Gjermania me detyrim apo me vullnet të lirë mund të bëhet vetëm nëse zbutet varfëria e tyre dhe nëse hapen vende të lira pune, sepse shumica e tyre nuk kanë kushtet minimale për jetesë.

XS
SM
MD
LG