Lidhje

Blerja e avionëve luftarakë nga Izraeli shihet si provë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane


F-35
F-35

Zyrtarët izraelit të mbrojtjes thonë se blerja e 20 avionëve luftarakë F-35 të gjeneratës së ardhëshme është pjesë e një rishikimi rutinë të mbrojtjes ajrore të vendit.

Megjithatë, njoftimi nga zyra e Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit këtë javë erdhi ndërkohë që udhëheqësit e atij vendi zhvilluan mbledhje sekrete se si duhet të reagojnë ndaj kërcënimit bërthamor iranian.

Organet izraelite të zbulimit besojnë se Irani është shumë pranë ndërtimit të një arme bërthamore për përdorim të mundëshëm kundër Izraelit. Udhëheqja e Iranit ka bërë thirrje për shkatërrimin e shtetit hebraik.

Ekspertë ushtarakë në Izrael prej kohësh kanë paralajmëruar se një sulm parandalues kundër objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojë një luftë të zgjeruar.

Gjeneral majori në pension Eitan Ben Eliyahu ka qënë drejtues i Forcave Ajrore izraelite. Ai thotë për Zërin e Amerikës se Izraeli duhet të përgatitet për një konflikt të zgjatur.

Sipas përllogaritjeve aeroplanët e parë vijnë në Izrael jo më herët se viti 2015. Ne të gjithë e dimë se kërcënimi është se Irani do të ketë një armë bërthamore më herët. Në anën tjetër, ky nuk është kërcënim vetëm i një rasti apo kërcënim afatshkurtër. Ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha mundësitë, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Marrëveshja për shitjen e aeroplanëve vjen në një kohë kur shumë në Izrael shprehin dyshime rreth mbështetjes amerikane për shtetin hebraik. Marrëdhëniet mes Shtepisë së Bardhë dhe Izraelit janë përkeqësuar që nga ardhja në pushtet e presidentit Barak Obama, pjesërisht si rezultat i presionit të zotit Obama ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Jeruzalemin lindor.

Gjeneral majori në pension Ben Eliyahu dhe të tjerë thonë se miratimi nga Uashingtoni i shitjes së aeroplanëve luftarakë do të shihet në Izraeli si një provë për vazhdimin e mbështetjes amerikane.

Miratimi i marrëveshjes së shitjes tregon se ne jemi sëbashku për të siguruar shtetin e Izraelit dhe për të siguruar se nuk ka ndryshime dramatike kundër Izraelit në balancën e fuqisë dhe kërcënimeve në Lindjen e Mesme. Miratimi dhe dërgesa e avionëve tregojnë qartë vendosmërinë e qeverisë amerikane dhe bashkëpunimin mes dy vendeve për të siguruar Izraelin dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Çdo vit, Izraeli merr miliarda dollarë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kan në plan ti shesin Arabisë Saudite aeroplanë F-15 të avancuar por se nuk do ti pajisë me sisteme të armëve me rreze të gjatë veprimi dhe armë të tjera, përfshirja e të cilave u kundërshtua fuqishëm nga Izraeli.

XS
SM
MD
LG