Lidhje

“Blowback,” romani i ish agjentes Valeri Plume


Ish-agjentja e CIA-s Valerie Plume i rikthehet botës së spiunazhit, por jo si spiune, por si shkrimtare. Romani i saj, “Blowback,” flet rreth eksperiencës së saj si operative e CIA-s. Ajo bisedoi me korespondenten e Zërit të Amerikës Penelope Poulou rreth romanit dhe rreth mënyrës se si spiunet femrat portretizohen në filma.

“Unë nuk jam përgatitur për këtë moment. Nuk kisha plan për këtë ditë”.

Filmi i vitit 2010 “Fair Game” me Naomi Watts dhe Sean Penn, tregon ngjarjen e 2003-isht, kur u bë buplik identiteti i vërtetë i agjentes së CIA-s Valerie Plame, emri dhe pozita e saj.

Identiteti i saj u bë i njohur nga zyrtarë të administratës së ish-presidentit Bush pasi bashkëshorti i saj, ish-diplomati amerikan Joe Wilson, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë se Saddam Hussein po përpiqej të blinte uranium nga Nigeri.

“Ata që janë në zyrën më të lartë menduan të shkatërrojnë karrierën e një agjenteje për të më ndëshkuar mua sepse thashë të vërtetë”.

Dhjetë vjet pas skandalit, Valerie Plame i është rikthyer botës së spiunazhit, në rolin e shkrimtares. Ajo thotë se karakteri i saj kryesor në Blowback, Vanessa Pierson , është një agjente që po përpiqet të balancojë jetën personale me karrierën, ashtu si vetë Plume. Ajo thotë se përshkrimi i agjenteve femra në kulturën popullore bëhet në formë klisheje.

“Ato janë ose të mbi-seksualizuara, ose portretizimi në filma bazohet shumë në fizikun e tyre, ose tregohen si viktima. Në thelb mendoj se ato janë kukulla letre”.


Plame dha disa shembuj. Një nga më populloret ishte Angelina Jolie në filmin SALT.

“Angelina Jolie duket është aq e bukur dhe ajo duket mrekullueshëm duke bërë çdo gjë. Por unë nuk mund të them se ajo ka të bëjë me realitetin”.

Personazhet spiune të kohëve të fundit sikur janë më ndryshe dhe kanë mahnitur publikun, si agjentja e CIA-s Maya, e luajtur nga Jessica Chastain, që po gjurmonte Osama bin Ladenin në filmin “Zero Dark Thirty.”

“Unë jam pro grave të guximshme që me këmbëngulje ia dalin mbanë pavarësisht rrethanave, por në të vërtetë ishte një përpjekje e dhjetra agjentëve të CIA-s gjatë një periudhe të gjatë kohe që rezultoi në gjetjen e Osama bin Ladenit”.

Valeri Plame thotë se kultura popullore ka imagjinuar shpesh skenarë bazuar në realitet në botën e spiunazhit.

“Qeveria ka bashkëpunuar me industrinë e telekomunikacionit që nga vitet ‘40. Ata kanë infektuar çdo gjë. Ata shohin deklaratat tuaja bankare, dokumentet në kompjuter, postën elektronike, dhe dëgjojnë telefonatat tuaja”.

Filmi “Enemy of the State” me aktorin Will Smith është një shembull i mirë i teknikave të sofistikuara të mbikqyrjes qeveritare dhe nxjerrjes së sekreteve. Është e frikshme se sa pranë realitetit janë njoftimet e fundit të mbikqyrjes elektronike nga qeveria, thotë zonja Plame.

“Ka një dinamizëm dhe një ekuilibër, natyrisht, mes sigurisë nga njëra anë dhe privatësisë nga tjetra. Por unë shqetësohem rreth një prokurori shumë të zellshëm apo ... larg qoftë, në qoftë se ekziston një pjesë e qeverisë që shkon drejt tiranisë. Shumë e rrezikshme për shkak se informacioni është pushtet dhe ne tani e dimë se sa thellë dhe sa shumë informacion ka mbledhur Agjencia e Sigurisë Kombëtare për të na mbajtur të sigurt”.

“Blowback” është romani i parë i zonjës Plame nga një seri romanesh që do të hedhin dritë mbi jetën e një agjenteje.
XS
SM
MD
LG