Lidhje

Fillon gjyqi i politikanit të diskredituar kinez


In this image taken from video, disgraced politician Bo Xilai, center, stands in the courtroom, flanked by police guards at Jinan Intermediate People's Court in eastern China's Shandong province, Aug. 22, 2013.
In this image taken from video, disgraced politician Bo Xilai, center, stands in the courtroom, flanked by police guards at Jinan Intermediate People's Court in eastern China's Shandong province, Aug. 22, 2013.
Politikani i diskredituar kinez Bo Xilai hodhi poshtë akuzat për rryshfete ndërsa doli sot para gjyqit në një nga skandalet më të fuqishme politike në Kinë në dekada.

Bo, i cili pritej të bëhej një nga udhëheqësit e lartë të Kinës po gjykohet gjithashtu për korrupsion dhe abuzim me pushtetin lidhur me fshehjen e vrasjes së një biznesmeni britanik nga gruaja e tij.

Seanca e sotme dëgjimore u përqëndrua kryesisht në akuzat se Bo pranoi ilegalisht 4 milionë dollarë gjatë një periudhe disa vjeçare. Ai hodhi poshtë veçanërisht akuzë nse kishte marrë rryshfet nga një ndërtues objektesh në qytetin lindor Dalian.

Fragmente nga dokumentat e gjyqit tregojnë se Bo i cili shërbeu si kryetar bashkie dhe kryetar i partisë në Dalian, tërhoqi një deklaratë të mëparshme për rryshfete duke thënë se kishte qënë i hutuar dhe nuk I kishte kuptuar plotësisht akuzat kundër tij.

Ai sulmoi gjithashtu dëshminë e ndërtuesit, Tang Xiaolin, duke e quajtur atë një “qen të çmendur” dhe duke thënë se ai po përpiqej ta bënte atë fajtor për krimin.

Séance e sotme ishte hera e pare që 64 vjeçari Bo u pa në public që kur u arrestua në mars të vitit 2012.
Televizioni shtetëror CCTV tha se gjykimi në Jinan, kryeqyteti i provincës lindore Shandong do të zgjasë dy ditë dhe se dënimi pritet në fillim të shtatorit.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se Bo shfaqi shpresën se gjyqimi mund të kryet në mënyrë të drejtë dhe të pavarur dhe të ndjekë si duhet ligjin.
XS
SM
MD
LG