Lidhje

Gjyqi i politikanit kinez Bo Xilai


Kina publikon dëshminë e regjistruar në video të gruas së politikanit Bo të larguar nga pushteti

Një gjykatë kineze që po merret me gjykimin e ish-politikanit të Partisë Komuniste, Bo Xilai, publikoi një dëshmi të regjistruar në video të bashkëshortes së tij, në përpjekje për të përforcuar argumentin se ai ka pranuar rryshfete me dashje.

Në një regjistrim 11-minutësh në video, Gu Kailai thotë se bashkëshorti i saj kishte dijeni për faktin se një biznesmen i pasur i kishte dhënë familjes dhurata, si bileta avioni dhe para.

“Ai i dinte të gjitha, kur i duhej të blente bileta avioni, familja jonë gjithnjë telefononte biznesmenin Shy Ming. Për gjithçka që na nevojitej, ne i drejtoheshimatij për ndihmë.”

Bo, i cili po ashtu akuzohet për përvetësim dhe abuzim me pushtetin, i ka mohuar me forcë akuzat për rryshfet. Dje, në ditën e parë të gjyqit, ai e hodhi poshtë si qesharake dëshminë e gruas së tij.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve HSINHUA tha se Bo Xilai në seancën e sotme e hodhi poshtë dëshminë e së shoqes, duke hedhur dyshime mbi gjendjen e saj mendore. Në njoftim thuhet se ai e quajti të shoqen të çmendur dhe se e ka zakon të gënjejë.

“Fakti që Bo Xilai i mohoi disa nga akuzat na çudit të gjithëve, madje edhe autoritetet, që ishin informuar se ai nuk do t’i kundërshtonte ato. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se Bo Xilai e konsideron veten si një udhëheqës karizmatik, prandaj, duke qenë se kjo është paraqitja e tij e fundit në publik, ai është i vendosur të lerë gjurmë në histori si politikan rebel. Kjo është arsyeja përse ai i kundërshtoi disa prej akuzave.”


Është hera e parë që bashkëshortja e Bo Shilait, Gu Kailai shihet në publik, që kur ajo u dënua vitin e kaluar për vrasjen e një biznesmeni britanik lidhur me një mosmarrëveshje të dështuar financiare. Skandali në fakt çoi në rënien dramatike të politikanit Bo.

Gjyqi nuk po transmetohet në televizion dhe gazetarëve të huaj u është ndaluar hyrja në sallë. Vetëm 19 përfaqësuesve të mediave shtetërore u është lejuar hyrja. Mediave të huaja, mes tyre edhe gazetari Fred Wang, i Zërit të Amerikës, i është lejuar ta ndjekin gjyqin nga një qendër për mediat pranë gjykatës në qytetin Gji-nan. Prokurorët duket se po përpiqen ta përdorin dëshminë e bashkëshortes së politikanit Bo Xilai, për të dobësuar argumentin e tij se ai nuk kishte dijeni për veprimet e së shoqes.

XS
SM
MD
LG