Lidhje

Imigrantët mbyten në brigjet e Turqisë


Të paktën 24 imigrantë nga Afganistani u mbytën sot kur anija e tyre që udhëtonte drejt Evropës u fundos pranë brigjeve të Turqisë.

Roja Bregdetare turke shpëtoi shtatë vetë nga ujërat pranë Ngushticës së Bosforit që ndan Stambollin, por 12 të tjerë figurojnë të humbur. Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet me anije të rojes bregdetare dhe me një helikopter.

Nuk është e qartë përse u fundos anija, por autoritetet besojnë se ajo po lundronte drejt Bullgarisë ose Rumanisë dhe se imigrantët kishin paguar trafikantët mbi 8700 dollarë për njeri, në kërkim të një jete të re në Evropë.

Dhjetëra mijëra imigrantë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe rajone të tjera marrin çdo vit udhëtimin e rrezikshëm drejt Evropës, për t’i shpëtuar varfërisë, konflikteve dhe problemeve të tjera në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG