Lidhje

Bob Marley frymëzon pjesë teatrale për fëmijë


Pjesa muzikore “Tre zogjtë e vegjël” kombinon muzikën e legjendës Bob Marley dhe një histori nga vajza e tij, Cedella. Titulli i pjesës dhe librit mbi të cilin është bazuar vjen nga një prej këngëve më të njohura të Bob Marley-it.

Po të bashkosh muzikën e Bob Marley-t me historinë nga vajza e tij Cedella,

....atëherë do të kesh elementet e një pjese të bukur muzikore për fëmijë. Michael Bobbit është drejtuesi artistik me Teatrin Adventure MTC pranë Uashingtonit. Ai e përshtati librin për skenën.

“Shfaqja është rreth një vogëlushi të quajtur Ziggy, që e shqetësojnë fenomenet natyrore dhe kafshët ..”

“Ai qendron në shtëpi dhe shikon televizorin”.

Ai e ka frikë personazhin Duppy, që vjedh flokët e fëmijëve për tu bërë i fuqishëm. Por miqtë e Ziggy-it dhe të afërmit, mundohen ta bëjnë atë të dalë nga shtëpia dhe ta shijojë jeten. Përfundimisht ata kanë sukses.

“Në udhëtimet e tij ai përballet me të gjitha gjërat që i ka frikë, e kryesisht me Dupin.”

Por Ziggy i tejkalon të gjitha.

“Ziggy mëson se jeta është e mbushur me rreziqe por aventurat i tejkalojnë rreziqet.”

Kështu ai fillon një jetë me aventura dhe gëzime.

“Më pëlqeu pjesa kur shtriga (he/she) po përpiqet t’i vidhte flokët.”

“Më pëlqen kur ai shkel syrin.”


Tre zogjtë e vegjël” ka marrë emrin nga një prej këngëve më të njohura të Bob Marley-it, e cila e frymëzoi vajzën e tij Cedella. Michael Bobbitt thotë se përshtarja kishte sfidat e veta.

“Sfida më e madhe ishin tranformimi i këngëve të Bob Marley-it, që i përkasin zhanrit të muzikës pop, që të sh[rbenin për qëllime dramatike në skenë.”

Duke parë entuziasmin e kësaj audience të re, muzika e Bob Marley-it duket se po frymëzon një gjeneratë krejt të re.
XS
SM
MD
LG