Lidhje

Ndikimi i krizës globale në Shqipëri, intervistë me ministrin e Financave Ridvan Bode


Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore përfunduan takimin e fundjavës, të ashtuquajtur takimi i pranverës, me angazhimin e vendeve anëtare për të kontribuar qindra miliarda dollarë për FMN për t’u përdorur në rast krizash të reja borxhesh të vendeve evropiane. Takimi i këtyre institucioneve huadhënëse ndërkombëtare u dominua nga shqetësimi se një përsëritje e krizës së borxheve në Evropë do të rrezikonte zhvillimin ekonomik botëror, në se ndonjë vend tjetër, do të kishte nevojë për t’u shpëtuar siç ndodhi me Greqinë, Irlandën apo Portugalinë. Nga Shqipëria në takim mori pjesë edhe ministri i Financave Ridvan Bode, të cilin e kemi sot të ftuar në studio.

XS
SM
MD
LG