Lidhje

Boehner do të japë dorëheqjen në tetor


Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan John Boehner do të japë dorëheqjen nga Kongresi dhe do të lirojë vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve në fund të tetorit. Njoftimin e bënë sot ndihmësit e zotit Boehner.

John Boehner, anëtar i Kongresit që nga viti 1990, ka qenë nën presion nga krahu konservator i Partisë Republikane për një numër çështjesh. Sot ai ka zhvilluar takime me kundërshtarë brenda partisë së tij për të shmangur zhvillime që mund të çojnë në pezullimin e funksionimit të qeverisë federale javën e ardhshme.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në hierarkinë e udhëheqjes së qeverisë amerikane, pas nënpresidentit, nëse presidenti nuk është në gjendje të përmbushë detyrën.

John Boehner u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nga kolegët e tij afro pesë vjet më parë. Ai është 65 vjeç.

XS
SM
MD
LG