Lidhje

Boeing njofton planet për ndërtimin e taksive


Boeing njofton planet për ndërtimin e taksive
Boeing njofton planet për ndërtimin e taksive

Kompania amerikane e avionëve, Boing, bëri të njohura planet për ndërtimin e taksive të hapësirës në një hangar të Floridës qendrore, që dikur shërbente për mbajtjen e anijeve të hapësirës. Marrëveshja e Boingut me agjencinë Space Florida, e cila financohet nga shteti, do ta lejojë kompaninë ta japë me qira Hangarin Orbital në Qendrën Kenedi të Hapësirës në Kepin Kanaveral të Floridës. Kompania Boing ka në plan ta përdorë hangarin për prodhimin e një kapsule me 7 vende pasagjerësh, me të cilën të çohen njerëz dhe objekte të nevojshme në hapësirë. Ky projekt pritet të krijojë rreth 500 vende pune për specialistë të teknologjisë së lartë në Florida deri në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG