Lidhje

Lufta kundër grupit Boko Haram


Bashkimi Afrikan ra dakord mbështesë propozimin për të dërguar 7500 trupa në luftë kundër grupit ekstremist Boko Haram në Afrikën perëndimore.

Udhëheqësit e bashkimit përfunduan sot një takim dy ditësh në Adis Abeba të Etiopisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon e përshëndeti vendimin për të krijuar një forcë me kontigjente nga pesë shtete.

Bashkimi Afrikan do të kërkojë tani miratim dhe fonde nga Kombet e Bashkuara për të krijuar forcën.

Përpjekjet rajonale për t’iu kundërvënë Boko Haramit morën hov javën e kaluar kur forcat e Çadit rimorën nën kontroll një qytet në veri të Nigerisë që ishte zaptuar nga ekstremistët islamikë.

XS
SM
MD
LG