Lidhje

Boko Haram përdor fëmijë për sulme vetëvrasëse


Grupi extremist Boko Haram në Nigeri po përdor përherë e më shumë fëmijët për të kryer sulme vetëvrasëse, sipas një raporti të Fondit për Fëmijët të OKB-së.

Në raportin e botuar sot thuhet se gjatë vitit 2015 grupi Boko Haram ka përdorur 44 fëmijë për sulme vetëvrasëse, një numër ky 10 herë më i lartë se sa ai i para 4 vjetëve.

Gjatë dy viteve të fundit, një ndër pesë autorë sulmesh vetëvarëse të këtij grupi, kanë qënë fëmijë dhe mes tyre 75 për qind kanë qënë vajza, sipas raportit. Grupi terrorist, ka dërguar vajza të vogla, që shpesh janë të pavetëdijshme se kanë lëndë shpërthyese, nëpër tregje, apo xhami, ku ato nuk shihen me dyshim.

Raporti i OKB-së u botua në dy vjetorin e rrëmbimit nga grupi Boko Haram të 276 vajzave në veri të Nigerisë. 219 prej tyre ende figurojnë të zhdukura.

XS
SM
MD
LG