Lidhje

Forcat nigeriane përleshen me Boko Haram


Në Nigerinë verilindore njoftohen përleshje të reja mes ushtarëve dhe ekstremistëve të Boko Haramit, disa ditë pasi qeveria tha se të dy palët kishin rënë dakord për armëpushim.

Një oficer dhe një anëtar i një grupi paraushtarak thanë për Zërin e Amerikës se kryengritësit sulmuan qytetin e Damboas mbrëmë. Një zyrtar i shërbimeve qeveritare të zbulimit thotë se ushtarët sprapsën sulmin dhe vranë 25 kryengritës.

Incidenti dhe përleshje të tjera vdekjeprurëse gjatë fundjavës kanë vënë në pikëpyetje armëpushimin e njoftuar të premten nga zyrtarët nigerianë. Vetëm një udhëheqës i Boko Haramit e ka verifikuar marrëveshjen. Grupi ekstremist mendohet se ka një numë fraksionesh me udhëheqës të ndryshëm.

XS
SM
MD
LG