Lidhje

Boko Haram dhe Ansarus - organizata terroriste


Njoftohet se Departamenti amerikan i Shtetit ka cilësuar organizata terroriste grupet militante nigeriane Boko Haram dhe Ansarus.

Përmes një deklarate sot, zyrtarja amerikane e luftës kundër terrorizimit, Lisa Monaco, tha se grupet janë përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve vitet e fundit në Nigerinë veriore.

Zyrtarët amerikanë fajësojnë grupin Boko Haram për një sulm në vitin 2011 ndaj një ndërtese të OKB-së në Abuja, ju u vranë 21 njerëz.

Të dyja grupet fajësohen për dhjetra sulme ndaj civilëve, kishave dhe xhamive. Pas këtij vendimi, asetet e këtyre dy grupeve në Shtetet e Bashkuara do të ngrihen dhe ato do të përjashtohen nga institucionet financiare amerikane.
XS
SM
MD
LG