Lidhje

Boksieri i famshëm Muhamed Ali është 70 vjeç


Boksieri i famshëm Muhamed Ali është 70 vjeç
Boksieri i famshëm Muhamed Ali është 70 vjeç

Boksieri i famshëm Muhamed Ali ka festuar dje 70 vjetorin e lindjes.

I njohur për grushtimet e tij dhe teknikën e boksit, ai është fituesi i disa titujve, duke u renditur i pari boksier që fitoi tre tituj për peshat e rënda.

Muhamed Aliut iu ndalua që të ushtronte sportin e boksit për disa vite në vitet 1960 , pasi kundërshtoi që të shërbente në ushtrinë amerikane, bazuar tek besimi i tij fetar.

I lindur me emrin Cassius Clay, ai e ndryshoi emrin në Muhamed Ali kur u konvertua në mysliman. Statusi i njeriut të famshëm e publikë e ndoqi atë edhe kur e la sportin. Ai ka qenë i pranishëm në takime me personalite të njohur të politikës apo të fushës së diplomacisë.

Muhamed Ali vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila i shkakton dridhje të trupit dhe vështirësi në të folur.

XS
SM
MD
LG