Lidhje

Bon: Nis nesër konferenca mbi të ardhmen e Afganistanit


Bon: Nis nesër konferenca mbi të ardhmen e Afganistanit
Bon: Nis nesër konferenca mbi të ardhmen e Afganistanit

Delegatë nga e gjithë bota janë mbledhur në Bon të Gjermanisë për një konferencë mbi të ardhmen e Afganistanit.

Konferenca e cila nis nesër, do të përqëndrohet në projektimin e kursit për vendin e dëmtuar nga lufta mbasi forcat ndërkombëtare të lenë vendin në vitin 2014.

Bisedimet pritet të shtrojnë tre çështje kyçe mes tyre transferimin e përgjegjësive nga forcat ndërkombëtare tek ato afganase, pajtimi me talibanin, si dhe perspektiva afatgjatë e ndihmës ndërkombëtare.

Përfaqësues të rreth 100 vendeve dhe organiztave ndërkombëtare pritet që të marrin pjesë në takim, mes tyre do të jetë edhe sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.

Gjithsesi, Pakistani, një faktor i rendësishëm rajonal, pritet të bojkotojë konferencën në shenjë proteste ndaj sulmit ajror të NATO-s muajin e kaluar ku u vranë 24 trupa pakistaneze pranë kufirit me Afganistanin.

Bisedimet në Bon do të zhvillohen 10 vjet mbas konferencës së parë të mbajtur atje, në të cilën diplomatët emëruan qeverinë kalimtare të Afgansitanit.

XS
SM
MD
LG