Lidhje

Qeveria amerikane, kontrata për ndërtimin e murit


Qeveria amerikane ka në plan të fillojë të akordojë kontrata paraprake deri në prill për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës për të plotësuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Donald Trump gjatë fushatës.

Agjencia për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganat thotë se do të pranojë “propozime paraprake” për projektin e murit duke filluar nga java e ardhshme dhe do të zgjedhë më të mirat deri më 20 mars. Më pas agjencia do t’u kërkojë kompanive të ndërtimit vlerësime për koston dhe pasi të rishikojë aplikimet e tyre do të fillojë të akordojë kontrata nga mesi i prillit, në një kohë mjaft të shkurtër për një projekt qeveritar ndërtimi.

Presidenti Trump tha dje në konferencën e konservatorëve se se projekti për ndërtimin e murit, kishte ecur shumë më përpara sesa ishte parashikuar.

XS
SM
MD
LG