Lidhje

Referendumi në Britani


Kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, ka lëshuar një paralajmërim të ri për presidentin Obama për të mos ndërhyrë në referendumin e Britanisë mbi Bashkimin Evropian. Paralajmërimi vjen në prag të vizitës së zotit Obama në Londër ku ai pritet tu kërkojë britanikëve që të qendrojnë në BE.

Ky zhvillim nxjerr në pah rolin udhëheqës të kryebashkiakut londinez në garën e ngushtë të fushatës për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE apo jo. Dhe, nëse Britania del nga BE-ja, Boris Johnson, i së njëjtës linjë konservatore me David Cameron dhe sfidues i mundëshim për postin e kryeministrit, mund të dalë si fitimtari më i madh

Kryebashkiaku 51 vjeçar Bors Johnson është një prej politikanëve më popullorë të Britanisë. Ndërkohë që po përkrah fushatën për largimin nga Bashkimi Evropian, ai mund të jetë një sfidues për postin e kryeministrit nëse referendumi shkon në rrugën e tij.

“Mendoj se është paradoksale që Shtetet e Bashkuara, të cilat as nuk mund të ëndërrojë të lejojë shkelejen më të vogël të sovranitetit të tyre, duhet të na japin leksione rreth nevojës për t’u përfshirë gjithnjë e më thellë në një super-shtet federal. Ky është paradoksi për të cilin po tërheq vëmendjen.”

Në një përplajes mes Cameron-it dhe Johnson-it në parlamentin Britanik disa muaj më parë, kryebashkiaku sfidoi pretendimin e kryeministrit se marrëveshja e tij për reformën evropiane do të rikthente kompetencat legjislative nga Brukseli në Londër.

Por kryeministri Britanik është shprehur se ka patur gjithnjë në mendje të mirat e vendit.

“Nuk kam pretendime për t’u rizgjedhur. Unë nuk kam asnjë agjendë tjetër përveçse asaj që është në të mirë të vendit tonë.”

Nëse kryeministri dështon në betejën për të mbajtur Britaninë brenda Bashkimit Evropian, analistët thonë se ai mund të detyrohet të japë dorëheqjen. Por nëse Johnson do të zëvendësonte Cameron-in, është një pikëpyetje e hapur, thotë Katharine Peacock me kompaninë e anketave ComRes.

“Atë e pëlqejnë shumë por nëse do të jenë dakort që ai të udhëheqë vendin, kjo është një pyetje tjetër.”

Stili tërheqës i Boris Johnson, një gazetar i kthyer në drejtues të lojrave televizive e më pas politikan e kryebashkiak i Londërs, i ka mundësuar atij që të përballojë incidente politike që kanë provuar të jenë të dëmshme pë politikanë të tjerë. Ndërkohë popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG