Lidhje

Bosnje: 12 të arrestuar për lidhje me ISIS


Autoritetet në Bosnje kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si luftëtarë të grupit militant Shteti Islamik.

Prokurorët thanë përmes një deklarate të premten, se ndaj personave të ndaluar janë ngritur akuza për pjesëmarrje të paligjshme në luftrat në Siri dhe në Irak.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se arrestimet ndodhën pas operacioneve të zhvilluara në mbarë vendin gjatë tetë muajve të fundit, gjatë të cilave u kapën bomba, armatime, municione dhe pajisje ushtarake.

Autoritetet qeveritare në Bosnje thonë se të paktën 150 boshnjakë janë larguar nga vendi për të luftuar për Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme.

Islamikët radikalë ishin të rrallë në Bosnje para luftës tre-vjeçare në rajon, që përfundoi në vitin 1995 dhe që tërhoqi luftëtarë myslimanë të vijës së ashpër nga rajone të tjera, për t’i ardhur në ndihmë myslimanëve të Bosnjes në luftën kundër serbëve dhe kroatëve. Këta luftëtarë fajësohen për përhapjen e ideologjisë së tyre radikale në mesin e boshnjakëve më të moderuar.

XS
SM
MD
LG