Lidhje

Ka rënë numri i popullsisë në Bosnje e Hercegovinë


Numri i serbëve në Bosnjë është zvogëluar dhe numri i përgjithshëm i popullsisë në dy rajonet autonome të saj ka rënë për afro 20 për qind, sipas rezultateve të shumëpritura të një regjistrimi të diskutueshëm të popullsisë, i pari që prej luftës së viteve të 90-ta.

Sipas regjistrimit që është kryer në vitin 2013, popullsia e Bosnjës e Hercegovinës është diç mbi 3.5 milionë. Në vitin 1991, numri i popullsisë arrinte në afro 4.4 milionë.

Regjistrimi shihet si veprim thelbësor për planifikimet ekonomike e sociale, por serbët e Bosnjes kanë frikë se numërimi mund të ketë pasoja për sistemin delikat të ndarjes së pushtetit i vendsour në një marrëveshje të paqes të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1995.

Mosmarrëveshja, e përqendruar në mënyrën se si e përkufizon regjistrimi cështjen se kush jeton në Republikën Serbe dhe kush në Federatën e përbashkët të boshnjakëve muslimanë dhe kroatëve, ka vonuar rezultatet për më shumë se dy vjet.

Rezultatet tregojnë se gjysmën e popullsisë e përbëjnë muslimanët boshnjakë që paraqet një shtim nga 43.5 për qind sa ishin në vitin 1991, kur ishte kryer regjistrimi i fundit i popullsisë para shpërthimit të luftës që la pas vetes 100 mijë te vrarë dhe mbi dy milionë të zhvendosur.

Serbët e Bosnjës paraqesin 30.8 për qind që është më pak se në vitin 1991 kur ishin 31.2 për qind, ndërsa kroatët përbëjnë 15.4 për qind nga 17.4 sa ishin në vitin 1991.

Bashkimi Evropian i kishte bërë thirje Bosnjës që të fillojë publikimin e rezultateve të regjistrimit deri më 1 korrik, nëse dëshiron që Brukseli të shqyrtojë aplikimin e saj për anëtarësim të paraqitur në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG