Lidhje

Bosnje: Operacion madhor kundër krimit të organizuar


Sarajevo

Sarajevo

Mediat thanë se një nga vendet e bastisura ishte një hotel i shqiptarit Naser Kelmendi, në listën e SHBA si një nga bosët e drogës ndërkombëtare.

Autoritetet boshnjake kanë ndërmarrë një operacion madhor kundër krimit të organizuar, që përfshin bastisje në mbarë vendin mbi grupe të dyshuar për vrasje trafikim droge dhe plaçkitje.

Kreu i agjencisë shtetërore të sigurimit në Bosnje-Hercegovinë, Goran Zubac u tha sot gazetarëve se ky ishte operacioni më i madi mbi krimin e organizuar që pas përfundimit të luftës. Ai tha se agjencitë e rendit në Serbinë fqinje po ndihmojnë në hetime.

Ai tha gjithashtu se personat në objektivin e hetimeve janë të dyshuar mes të tjerash edhe për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalalic I cili u bë një figure kryesore në krimin e organizuar pas luftës.

Mediat boshnjake thanë se një nga vendet e bastisura sot ishte një hotel në pronësi të shqiptarit Naser Kelmendi, i cili është në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët e drogës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG