Lidhje

Nacionalistët, fitues në zgjedhjet e Bosnjes


Rezultate paraprake nga zgjedhjet e djeshme për përfaqësuesit kombëtarë, rajonalë dhe lokalë në Bosnje-Hercegovinë tregojnë se nacionalistët fituan shumicën e vendeve.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave, kandidatët nacionalistë Bakir Izetbegovic i partisë kryesore boshnjake SDA dhe Dragan Covic i partisë kroate HDZ BIH kanë fituar vende të presidencën kolektive me tre veta.

Gara për anëtarin serb të presidencës vazhdon të jetë e papërcaktuar, pasi Zeljka Cvijanovic i partisë serbo-boshnjake në pushtet SNDS dhe Mladen Ivanic i pozitës kanë numër pothuajse të njëjtë votash.

XS
SM
MD
LG