Lidhje

17 vjetori i masakrës në Srebrenicë


Srebrenica në 17 vjetorin e masakrës

Presidenti Barak Obama e quajti ngjarjen e Srebrenicës "një akt të paskrupullt gjenocidi që tronditi botën.

Bosnje-Hercegovina shënon sot përvjetorin e 17 të vrasjes së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës. Njerëzit nga i gjithë vendi janë mbledhur pranë qytetit lindor të Srebrenicës, ku në vitin 1995 ndodhi masakra, më e madhja në Evropë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ceremoniali kryesor sot, me pjesmarrjen e më shumë se 30 mijë vetëve, ishte varrimi i eshtrave të identifikuara kohët e fundit të 520 viktimave të masakrës.

Presidenti Barak Obama e quajti ngjarjen e Srebrenicës "një akt të paskrupullt gjenocidi që tronditi botën." Ai bëri një deklaratë ku hedh poshtë çdo përpjekje që mohon se vrasjet ishin gjenocid

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG