Lidhje

Arrestohet politikani boshnjak për ndërhyrje në drejtësinë e Kosovës


Një pasanik boshnjak njëherësh udhëheqës i njërës nga partitë e koalicionit qeverisës në Bosnjë e Hercegovinë,Fahrudin Radonçiç, është arrestuar nën dyshimin për "pengim të drejtësisë", pak javë para se vendi ballkanik të shtrojë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Fahrudin Radonçiç, ish pronar pronar i gazetës më të madhe në Bosnjë, Dnevni Avaz, drejton Bashkimin për një të Ardhme më të mirë, një nga partitë e koalicionit qeverisës.

Më herët gjatë këtij muaji, dy pjesëtarë të kësaj partie janë arrestuar nën dyshimin për frikësimin e një dëshmitari në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Kosovë, kundër të akuzuarit Naser Kelmendi, që konsiderohet si një nga shefat e drogës në Ballkan

Naser Kelmendi
Naser Kelmendi

Një vit më parë, në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër Naser Kelmendit, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Akuza e ngarkon atë me veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë,blerje, posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Akuza e ngarkon atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut, Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kilogramëve drogë të tipit heroinë, 150 mijë tabletave “ecstasy”, etj.

Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore u arrestua më 6 maj të vitit 2013, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake.

Bosnja, ku ai ishte hetuar për për një kohë të gjatë, kishte kërkuar dorëzimin e tij pas arrestimit, por kjo ishte pamundësuar meqë ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk ka një marrëveshje të tillë. Rastin e mori përsipër Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Mediet në disa vende Ballkanike e cilësojnë Naser Kelmendin atë si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar në rajon, ndërsa në listën amerikane emri i i tij radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah në një listë prej 97 personash.

Më 1 qershor të vitit 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.

Krimi i organizuar vazhdon të jetë një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballen vendet e Ballkanit perëndimorë, por dënimet janë të pakta. Disa zyrtarë të lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës janë hedhur ne gjyq për krim të organizuar dhe korrupsion, por deri tash nuk ka pasur të dënuar për këto vepra.

Zyrtarët e partisë sëFahrudin Radoniçiçit, thanë se arrestimi i tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj partie janë veprime të "mafias juridike".

XS
SM
MD
LG