Lidhje

Bosnja ka ngritur akuza ndaj një ish komandanti serb policie për pjesmarrje në masakrën e Srebrenicës


Bosnja ka ngritur akuza ndaj një ish komandanti serb policie që dyshohet për pjesmarrje në masakrën e vitit 1995 kundër 8 mijë burrave dhe djemëve mysliman në Srebrenicë. Zyra e prokurorit në Bosnjë tha të shtunën se Nedjo Ikoniç dha urdhër personalisht dhe mbikëqyri ndalimin dhe ekzekutimin e më shumë se 1 mijë myslimanëve që u munduan të largohen nga zona e sigurtë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ikoniç akuzohet për pjesmarrje në një ndermarrje kriminale që synoi vrasjen e burrave dhe djemve. 45 vjeçari serb u ndalua në Shtetet e Bashkuara në bazë të një urdhër arresti nderkombëtar dhe u ekstradua për në Sarajevë në fillim të këtij viti. Ish udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan karaxhiç, po gjykohet në Hagë për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Ish shefi ushtarak, Ratko Mlladiç, është ende i lirë.

Zyra e prokurorit boshnjak, Milorad Barasin njoftoi të shtunën se besojnë se 45 vjeçari Ikoniç mbështeti masakrën e Srebrenicës ndaj 8 mijë meshkujve mysliman gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990. Ai gjendet i ndaluar qëkur u ekstradua në Bosnjë në janar të këtij viti nga Shtetet e Bashkuara, ku ishte arrestuar në bazë të një urdhër arresti nderkombëtar.

Zyra e prokurorit tha se në postin e komandantit të një njesiti special policor, ndaj serbit Ikoniç tani janë ngritur akuza zyrtare për pjesmarrje në një ndermarrje kriminale që synonte vrasjen e burrave dhe djemve.

Thuhet se ai ndaloi myslimanë që u munduan të largoheshin përmes pyjeve nga qyteti lindor i Bosnjës, Srebrenica. Zyra e prokurorit tha se Ikoniç dha urdhër personalisht, mbikëqyri dhe përkrahu ekzekutimin e më shumë se 1 mijë myslimanëve që mbaheshin në një fshat aty pranë.

Vrasjet ndodhën pranë Srebrenicës, e cila ishte brenda zonës së sigurtë të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, kur myslimanët ranë në duart e forcave serbe në vitin 1995.

Por ish presidenti serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç, i cili po gjykohet në Hagë për siç thuhet pjesmarrje në vrasjet masive dhe krime të tjera lufte, nuk ka pranuar të ketë ndodhur ndonjë masakër në Srebrenicë. Ish presidenti Karaxhiç i tha tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi javën e kaluar se myslimanët kanë gënjyer.

Karaxhiçi tha se myslimanët kanë krijuar një vend të shenjtë në Srebrenicë. Ai e përshkroi masakrën si një mit. Ai shtoi se ka emra për rreth 8 mijë të vdekur në Srebrenicë, megjithatë tha ai, jo më shumë se 2 mijë e 500 njerëz mund të jenë groposur aty.

Ish udhëheqësi serb gjithashtu sugjeron se kufomat e myslimanëve ishin sjellur në Srebrenicë nga vende të tjera për të manipuluar numrat. Ai tha se shpreson se ai nuk do të dënohet mbi vrasjen, siç tha ai....të disa myslimanëve nga serbët.

Të mbijetuarit nga ajo që shihet si krimi më i rendë në Evropë që nga Holokausti, shpresojnë që Radovan Karaxhiçi dhe të tjetër të dënohen sa më shpejt. Ata thonë se ai po bën cirk nga gjykata. Sa gjatë mund të vazhdojë ky manipulim ?

Gjykata boshnjake për krimet e luftës u krijua në vitin 2005 për të lehtësuar punën e Gjykatës së Hagës dhe përshpejtuar dënimet. Kjo gjykatë ka derguar para togave të zeza dhjetëra serb të bosnjës nën akuzat për Srebrenicën. Dymbëdhjetë janë dënuar, shtatët kanë dalë të pafajshëm dhe shtatë ende po gjykohen. Mirëpo, ish komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç, forcat e të cilit akuzohen për masakrën, mbetet ende i lirë.

XS
SM
MD
LG