Lidhje

Zhvillime të reja për sulmet në Boston


Hetuesit federalë thuhet se kanë grumbulluar prova me mostra gjenetike nga shtëpia e bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve në shpërthimet në Boston.

Agjentët e FBI-së vizituan dje shtëpinë e prindërve të Katherine Russel, e veja 26 vjeçare e Tamerlan Tsarnaev.

Hetuesit kanë gjetur ADN në e një femre, në të paktën një nga bombat e përdorura në sulmet e 15 prillit.

Russell ka jetuar në shtëpinë e prindërve me vajzën e saj që kur I shoqi u vra nga policia tre ditë pas shpërthimeve.

I dyshuari tjetër, 19 vjeçari Dzhokar Tsarnaev, po mbahet në një qendër spitalore në një burg pranë Bostonit.
XS
SM
MD
LG