Lidhje

Publikohen fotot e të dyshuarit për sulmet e Bostonit


Një fotograf i policisë amerikane ka publikuar fotot e të dyshuarit për bombardimet e maratonës së Bostonit Tsarnaev, të marra natën kur u kap i dyshuari.

Rreshteri Sean Murphy nga policia e shtetit të Massachusetts-it tha të enjten se ai i publikoi fotografitë si kundërvënie të imazhit të Tsarnaev në kopertinën e revistës amerikane Rolling Stone.

Zoti Murphy tha se Tsarnaev është "njeri i keq" dhe se fotot e Rolling Stone mbivlerësojnë atë që ai e quajti "fytyra e terrorit."

Fotografitë, të publikuara në revistën Boston Magazine, shfaqin një Tsarnaev të përgjakur, me pikë të kuqe lazer të një arme snajper mbi ballin e tij.

Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Massachusetts tha se agjencia e tij nuk e autorizoi lëshimin e fotografive. Revista Boston Magazine thotë që zoti Murphy është "lëshuar nga detyra e tij", ndërkohë që rishikohet statusi i tij për t’u kthyer në vendin e punës javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG