Lidhje

Tamerlan Tsarnaev në listën e të dyshuarve


Zyrtarët amerikanë thanë se vëllai i madh, i dy të dyshuarve për shpërthimet ishte vendosur në listën kundërterrorizmit në fund të vitit 2011.

Zyrtarët thane se CIA kishte kërkuar që emri i Tamerlan Tsarnaevit të vendosej në listë pasi ishte kontaktuar nga qeveria ruse me shqetësimet se ai ishte bërë një islamist i radikalizuar.

Moska kishte lëshuar një paralajmërim të ngjashëm tek FBI-ja për Tamerlan Tsarnaev në fillimet e vitit 2011. Zyrtarët thane se agjencia ndërmorri një hetim por eventualish arriti në përfundimin se nuk kishte ndonjë kërcënim.

Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime rreth shkëmbimit të informacioneve mes forcave të zbatimit të ligjit pas shpërthimeve të 15 prillit që lane tre të vdekur dhe 264 të plagosur përfshi të paktën 14 të gjymtuar.
XS
SM
MD
LG