Lidhje

Informacione të tjera nga hetimet për shpërthimet në Boston


Burime të rendit thonë se i dyshuari për kryerjen e shpërthimeve në Boston, i cili mundi të mbijetojë, ka zhgarravitur disa shënime në barkën ku ishte fshehur dhe ku u kap

Burime të rendit thonë se i dyshuari për kryerjen e shpërthimeve në Boston, i cili mundi të mbijetojë, ka zhgarravitur disa shënime në barkën ku ishte fshehur dhe ku u kap.

Ai shkruante se shpërthimet ishin një ndëshkim për sulmet amerikane ndaj myslimanëve në Irak dhe në Afganistan. I dyshuari, Dzhokhar Tsarnaev, e la shënimin në një mur të brendshëm të barkës, ku ai qëndroi i fshehur, deri sa policia e kapi atë katër ditë pas shpërthimeve në Maratonën e Bostonit, ku u vranë 3 vetë dhe u plagosën mbi 250 të tjerë.

Në shënimin e tij, i pandehuri shkruante: “Kur sulmon një mysliman, i ke sulmuar të gjithë ata.”

Ndërkohë, hetuesit federalë janë duke studjuar lidhjet mes të dyshuarit kryesor për shpërthimet me bombë në Maratonën e Bostonit dhe një ish luftëtari çeçen në mërgim.

Musa Khaxhi-Muradov ishte përfshirë në lëvizjen seperatiste çeçene dhe shërbeu si roje personale i njërit prej udhëheqësve më të shquar të lëvizjes, para se të vinte në SHBA në vitin 2004.

Në një intervistë nga shtëpia e tij në qytetin Mançester të shtetit Nju Hampshër, Khaxhi-Muradov i tha Zërit të Amerikës se e kishte takuar të dyshuarin Tamerian Tsarnaev në një takim vjetor të Shoqatës Çeçene të Bostonit në vitin 2006.

Ai tha se kishte mbajtur kontakte të rregullta me të që nga ajo kohë dhe madje e kishte ftuar Tsarnaevin me gruan e tij amerikane dhe fëmijën për darkë në shtëpinë e tij rreth një muaj para shpërthimeve. Por ai tha se nuk kishin biseduar asnjëherë me të për fenë islame, apo për çështjen e pavarësisë së çeçenisë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG