Lidhje

Përpjekjet e Bostonit për të kapërcyer krizën


Bostoni është një qytet me tradita dhe banorët janë zotuar ta kapërcejnë situatën e krijuar nga sulmet e së hënës, por si çdo vend tjetër i goditur nga terrorizmi, gjurmën e lëna pas nuk mund të fshihen përgjithmonë.

Në kurorat e vendosura në rrugën Boilston, ku ndodhën shpërthimet, janë vënë mesazhe të ndryshme, si “Qëndro i fortë Boston”. Por disa njerëz i janë drejtuar qendrave të organizuara nga autoritetet e qytetit.

Mijëra vetë marrin pjesë çdo ditë në ceremoni përkujtimore nëpër kisha, apo parq dhe shumë prej tyre kanë pritur mesazhin e sotëm për banorët të Presidentit Obama. Komisioni i Shëndetit Publik në Boston ka krijuar qendra këshillimi psikologjik për njerëzit që kanë kaluar traumë, ku një numër specialistësh ofrojnë ndihmesën e tyre vullnetarisht.

Edhe Universiteti i Bostonit ka filluar të ofrojë seanca këshillimore për 30 mijë studentët e vet. Mes të vdekurve ishte edhe një studente e universitetit, kinezja Lu Lingzi. Një prej shoqeve të saj u plagos rëndë dhe një numër studentësh që po ndihmonin si vullnetarë gjatë maratonës ishin të pranishëm kur ndodhën shpërthimet. Mesazhet për shërimin e plagëve të shkaktuara nga tragjedia mbizotërojnë këto ditë nëpër rrugët e Bostonit.
XS
SM
MD
LG