Lidhje

Hetimet e Bostonit, rusët të shqëtësuar në vitin 2011


Lidhur me hetimin e bombardimeve të Bostonit, është mësuar se autoritetet ruse kishin përgjuar një bisedë telefonike shqetësuese midis njërit prej të dyshuarve dhe nënës së tij, dy vjet më parë. Zyrtarët amerikanë thonë se këtë informacion nuk i kishin marrë derisa ishte tepër vonë.

Sipas rrejtit televiziv ABC, biseda telefonike e regjistruar midis Tamerlan Tsarnaevit dhe nënës së tij në vitin 2011, i shqetësoi aq shumë autoritetet ruse sa që ata i kërkuan Shteteve të Bashkuara të hetonin Tamerlanin. Zyrtarët amerikanë thonë se mësuan për telefonatën e regjistruar vetëm brenda javës së fundit.

“Këto kaseta janë potencialisht të rëndësishme nëse përmbajnë më tepër informacion nga sa është bërë publike.”

Mund të jenë të dhëna të reja kritike, ndërkohë që hetuesit përpiqen të zbulojnë sa më shumë për jetën e Tamerlanit, tashmë i ndarë nga jeta dhe vëllait të tij Dzhokhar.

Nuk dihet nëse zyrtarët mundën të gjenin kompjuterin laptop të Tamerlan Tsarnaevit në një depozitë mbeturinash, por sipas njoftimeve, hetuesit gjetën telefonin e tij celular në një apartament aty pranë.

Vëmendja tani duket të jetë përqëndruar tek zbulimi i një person me emrin Misha, që thuhet të ketë ndikuar tek Tamerlani dhe madje mund të jetë personi që e ka radikalizuar atë. Mamaja e tij quan Mishën vetëm një mik.

“Ai thoshte se ishin shokë të vërtetë, nga ata me të cilët mund të ndash jetën.”

Njoftimet thonë hetuesit mund ta kenë identifikuar Mishën, por nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë lidhje me shpërthimet e Bostonit.

Në rrugët e Bostonit, këtë fundjavë, gjërat janë duke u kthyer drejt jetës normale të njerëzve dhe bizneseve.

Gjatë asaj që do të kishte qenë loja e parë e sezonit për 8-vjeçarin Martin Richard, në kampionatit për të vegjlit, njerëzit kishin veshur fanella me emrin e tij, në kujtim të viktimës me moshën më të re.
XS
SM
MD
LG