Lidhje

Dzhokhar Tsarnaev transferohet në një burg federal


Zyrtarët amerikanë thonë se i dyshuari për shpërthimet me bombë në maratonën e Bostonit u dërgua në Qendrën Mjekësor Federale Devens

Zyrtarët amerikanë thonë se i dyshuari për shpërthimet me bombë në maratonën e Bostonit Dzhokhar Tsarnaev është zhvendosur në një ambjent spitalor në një burg federal, nga spitali ku ai mori trajtimin e parë mjekësor.

Shërbimi i Marshallëve amerikanë thanë sot se Tsarnaevi u zhvendos në Qendrën Mjekësor Federale Devens, një zyrë e burgjeve kjo në zonën e Fort Devensit, në verilindje të shtetit të Masaçusetsit.

Një zëdhënës nuk dha detaje për kushtet e 19 vjeçarit, për të cilin zyrtarët thonë se ai mjekohet për një plagë të marrë në qafë. Zyra e burgjeve thotë se qendra Devens është për të paraburgosurit që kërkojnë një shërbim të specializuar apo kujdes afatgjatë mjekësor.

Zyrtarët e Nju Jorkut thonë se vëllezërit Tsarnaev kishin një plan për të sulmuar sheshin Time Square në këtë qytet ndërsa ishin në kërkim nga autoritetet. Shefi i Policisë së Nju Jorkut tha se Dzhokhar Tsarnaev u ka thënë hetuesëve se ata kishin në plan që të shkonin me makinë në Nju Jork për të vendosur atje pjesën e mbetur të lëndës shpërthyese.

Ai thotë se ky plan dështoi kur vunë re se makina që vodhën, nuk kishte shumë karburant. Kur ata ndaluan që të furnizoheshin me karburant, shoferi i makinës arriti të arratisej prej tyre dhe lajmëroi policinë.

XS
SM
MD
LG