Lidhje

Bota arabe përkundrejt zhvillimeve në Egjipt

  • Henry Ridgwell

Bota arabe përkundrejt zhvillimeve në Egjipt

Bota arabe përkundrejt zhvillimeve në Egjipt

Ndërsa protestat anti-qeveritare u kthyen të dhunshme në Egjipt, ka patur demonstrata të tjera në mbarë botën arabe që kërkojnë t’u jepet fund regjimeve diktatoriale. Kjo kryengritje ka bërë që disa analistë të parashikojnë rrëzimin e pushteteve të tjera në rajon.

Në mbarë botën arabe, njerëzit po dalin në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj sundimtarëve.

Në Jemen, dhjetra mijëra protestues dolën në kryeqytetin Sana në të ashtuquajturën ditë e zemërimit – me parrulla Jo Korrupsion, Jo Diktaturë.

I vetëdijshëm për përhapjen e trazirave në botën arabe, presidenti Ali Abdullah Saleh i cili ka qënë në pushtet që nga viti 1978 u përpoq të qetësonte protestat duke premtuar se do të largohet nga posti në fund të mandatit në vitin 2013.

Lutfi Shatara i agjencisë Aden Press të Jemenit thotë se protestat anti-qeveritare e gjetën frymëzimin tek ngjarjet në Tunizi.

“Ajo që ndodhi në Tunizi u dha njerëzve në Lindjen e Mesme besim tek vetja”.

Kjo ka nxitur spekulimet për një efekt domino në mbarë botën arabe.

Nadim Shahadi është analist për Lindjen e Mesme. Teoria e tij është se dominotë filluan të rrëzohen që në vitin 2003.

“Besoj se shkëndija ishte rrëzimi i statujës së Sadam Huseinit. Ajo ishte një e papritur e madhe në rajon. Ajo tregoi sesa të cënueshëm janë këto sisteme, janë si një guackë boshe. Pra ajo rrëzoi mitin e modelit të diktaturave arabe”.

Shkalla dhe shpejtësia e ndryshimeve e ka kapur të papërgatitur komunitetin ndërkombëtar. Lutfi Shatara paralajmëron se në Jemen Perëndimi duhet të veprojë me shpejtësi.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merret seriozisht me Jemenin, aty do të ndodhë si në Somali e ndoshta më keq pasi është al-Kaida, ka mosmarrëveshje politike, ka zona fisnore, armë dhe papunësi dhe është më keq sesa në Kajro.”

Megjithatë analistët thonë se Egjipti është aq lojtar i rëndësishëm në rajon saqë ajo që do të ndodhë atje do të ndikojë në të ardhmen e gjithë botës arabe.

XS
SM
MD
LG