Lidhje

Bota dhe Europa të tronditur nga kriza ekonomike e Eurozonës

  • Caroly Pressuti

Bota dhe Europa të tronditur nga kriza ekonomike e Eurozonës

Bota dhe Europa të tronditur nga kriza ekonomike e Eurozonës

Bashkimi Europian po paralajmëron se edhe më shumë banka europiane duhet të rishikojnë gjendjen e kapitaleve të tyre. Ky paralajmërim vjen mbasi 9 banka europian dështuan në të quajturin testi i provës që zhvillojnë institucione të tilla për të parashikuar qëndrueshmërinë financiare, proces ky që u krye këtë verë. Shqetësimet shtohen nga ndikimi tronditës që mund të shkaktojë kriza bankare në Europë. Disa i krahasojnë pasojat e një krize të tillë me falimentimin e bankës së investimeve Lehman Brothers këtu në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008.

Kjo është monedha që simbolizon bashkimin, monedha që Europa po bën çmos për t’a shpëtuar. Kjo është Euro...! Monedha që bashkon 17 vende - të cilat po luftojnë për të gjetur një rrugë shpëtimi për të dalë nga kriza financiare. Xhejms Valston punon në Universitetin amerikan në Romë.

“Ata duhet të bëjnë diçka për të shpëtuar Euron që të shpëtojnë Europën. Nuk e kemi prekur fundin ende, por jemi shumë afër.”

Madje aq afër sa sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner ndërmori një hap të pazakontë në takim duke u dhënë këshilla ministrave europianë të financave.

“Nuk është në interesin e Shtetev të Bashkuara që Europa të dobësohet nga një krizë e stërzgjatur financiare e ekonomike”.

Në vitin 2008 banka amerikane e investimeve Lehman Brothers falimentoi, duke shkaktuar tronditje në ekonominë globale. Ekonomisti Xhakob Kirkegard thotë se banka Lehman ishte e ngjashme me bankat e mëdha europiane.

“Nëse këto banka bien në krizë të menjëhershme, kjo do të ketë të njëjtin efeket tronditës në tregjet botërore si rënia e bankës Lehman Brioothers”

Por këtu ka një ndryshim të madh. Në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara u përgjigjën menjëherë me hedhjen në qarkullim të një sasie të madhe fondesh në kuadër të një program shpëtimi financiar prej 700 miliard dollarësh. Shtetet e Bashkuara e çuan për votim në Kongres paketën e shpëtimi financiar dhe aty ajo u miratua me një votim të vetëm.

“Në Europë ka 17 parlamente të ndryshme me kalendare parlamentare e zgjedhore të ndryshme, përmes të cilave duhen ratifikuar e miratuar nisma të tilla”.

Për momentin Greqia dhe disa vende të tjera kanë nisur zbatimin e masave të ashpra ekonomike.

Aspak e ngjashme me çfarë pamë, protesta e këtyre invalidëve që vuajnë nga dëgjimi, të cilët protestojnë ndaj shkurtimeve të mëtejshme. Disa ekspertë sugjerojnë se Greqia duhet lënë të faliomentojë dhe të largohet nga Eurozona; kjo do të lejonte forcimin e pjesës tjetër të grupit . Pol Tejlor punon me agjencinë Rojters.

“Greqia duhet të ndihmojë vetvehten. Ata duhet të zbatojnë me vërtetësi programin e masave shtrënguse, pasi po mbeten prapa me piksynimet e tyre fiskale”.

Kjo do të thotë se qeveria e Greqisë nuk duhet të dëgjojë madje as protestuesit e heshtur dhe duhet të veprojë me shpejtësi për të shkurtuar shpenzimet dhe të pakësojë administratën publike. Pa arritur të grumbullojë të ardhurat nga këto nisma, Greqia parashikohet të falimentojë muajin tjetër. Dhe këtë fat mund t’a pësojnë edhe vende të tjera të Europës.

XS
SM
MD
LG