Lidhje

Kim: Automatizimi do të eliminojë 2/3 e vendeve të punës


Presidenti i Bankës Botërore, Jim Kim paralajmëroi se 2/3 e vendeve të punës në vendet në zhvillim mund të zhduken nga zgjerimi i proceseve të automatizuara, gjë që mund të acarojë konfliktet dhe të shtojë dyndjen e refugjatëve.

Dr. Kim i bëri komentet të enjten në Uashington, ndërkohë që udhëheqës politikë e ekonomikë nga mbarë bota u mblodhën për takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Dr. Kim thotë se nuk është e qartë se kur do të ndodhë ky zëvendësim i krahut të punës nga teknologjia. Ndërkohë, shton ai, këto kërcënime ndaj vendeve të punës shoqërohen me aspirata se së shpejti e gjithë popullata e botës do të jenë e ndërlidhur përmes internetit, por kjo qasje do t’i bëjë njerëzit në vende më të varfra shumë të vetëdijshëm mbi mënyrën si jeton pjesa më e pasur e botës.

Zgjidhja, sipas presidentit të Bankës Botërore, është mobilizimi i kapitalit privat prej triliona dollarësh për të krijuar mënyra të reja, më pak të rrezikshme zhvillimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG