Lidhje

Bota përcjell me vëmendje vendimin e GJND-së për Kosovën


Bota përcjell me vëmendje vendimin e GJND-së për Kosovën
Bota përcjell me vëmendje vendimin e GJND-së për Kosovën

Muajin e ardhshëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj mbi të ardhmen e Kosovës. Pas një lufte dy-vjeçare me Serbinë, në vitin 1999 Kosova u fut nën proktetoratin e Kombeve të Bashkuara, dhe pastaj në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së mori vendimin se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Materiali në vazhdim na njeh me reagimet mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës u prit me gëzim të madh në rrugët e kryeqytetit të saj, Prishtinës. Por jo në Serbi ku shumë njerëz e konsiderojnë Kosovën pjesë të atdheut të tyre. Udhëheqësit serb thonë se pavarësia e Kosovës ka sfiduar sovranitetin e Serbisë dhe ka minuar ligjin ndërkombëtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk është dakord me këtë mendim.

“Deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkeluar ligjin ndërkombëtar.”

Vendimi i Gjykatës Botërore nuk ka fuqi detyruese, por udhëheqësit e Kosovës vendimin e gjykatës e cilësojnë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB. Gjashtëdhjetë e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Thomas Valasek punon në organizatën Qendra për Reforma Evropiane në Londër.

“Vendimi i gjykatës ndërkombëtare mbi ligjshmërin e pavarësisë është çështje politike. Në fund të fundit kjo varet nga numri i vendeve që e kanë njohur pavarësinë. Pra, a është i mjaftueshëm numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.”

Por Kosova ende ndeshet me pengesa të mëdha në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rusia dhe Kina, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e kundërshojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Rusia gjithashtu është aleati kryesor i Serbisë, dhe ka problemet e saj me lëvizjet për pavarësi në provincat e Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë. Rusia e cila për një kohë të shkurt u fut në luftë me Gjeorgjinë për çështjen e Osetisë Jugore, është një nga vendet e pakta që kanë njohur pavarësinë e Osetisë Jugore.

“Tani Moska mund të bëjë përpjekje për të futur Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në të njejtën kategori. Pra, Rusia mund të thotë, ‘tani gjithë ajo që duhet bërë për këto provinca është rritja e numrit të njohjeve ndërkombëtare,’ me të cilën ajo nuk ka patur sukses deri tani.”

Debatet mbi Kosovën, dhe Osetinë Jugore e Abkhazinë nuk janë argumente të izoluara. Një numër grupesh etnike në gjithë botën për një kohë të gjatë kanë kërkuar pavarësi përfshirë grupet të cilat nuk kanë territor të definuar. Rreth 30 deri 40 milionë kurdë jetojnë në Turqi, Irak, Iran dhe Siri.
Por vendimi i gjykatës së OKB-së mbi Kosovën nuk zgjidh kërkesën e kurdëve për vetëvendosje, thotë Catriona Vine e cila punon me organizatën Projekti Kurdë i të Drejtave të Njeriut.

“Ky vendim ka ndikim të kufizuar ligjor për kurdët sepse aty shqyrtohen një numër rrethanash specifike ku Kombet e Bashkuara janë të pranishme nëpërmjet një administrate të përkohshme.”

Vende të rëndësishme si Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë refuzuar njohjen e Kosovës nga frika se suksesi i Kosovës mund të inkurajoj lëvizjet seperatiste në territoret e tyre.

XS
SM
MD
LG