Lidhje

Bota reagon ndaj vdekjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut

  • Zëri Amerikës

Bota reagon ndaj vdekjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut

Bota reagon ndaj vdekjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut

Lajmi i vdekjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Il, ka shkaktuar reagime në mbarë botën. Në Uashington, Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton u njoftuan menjëherë për vdekjen e udhëheqësit koreanoverior, duke shprehur përkushtimin e tyre për qëndrueshmërinë në gadishullin korean.

Në një deklaratë të lëshuar të sot, Shtëpia e Bardhë tha se ishte në "kontakt të ngushtë" me aleatët në Korenë e Jugut dhe Japoni. Në deklaratë thuhet se zoti Obama foli me Presidentin e Koresë Jugut Lee Myung-bak dhe riafirmoi angazhimin e Uashingtonit për stabilitetin në gadishullin Korean si dhe për lirinë dhe sigurinë e aleatëve të saj. Deklarata thotë se dy udhëheqësit ranë dakord të udhëzojnë ekipet e tyre të sigurisë kombëtare për të vazhduar koordinimin e ngushtë.

Edhe udhëheqësit evropianë janë shprehur të rezervuar në shpresat për ndryshim.

Në Korenë e Jugut, Presidenti Lee anuloi të gjitha aktivitetet e planifikuara. Udhëheqësi i Koresë së Jugut thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe e vendosi ushtrinë në gadishmëri të lartë, duke shtuar vëzhgimet nga ajri përgjatë kufirit me Korenë e Veriut.
Dy Koretë vazhdojnë të jenë teknikisht në luftë që nga konflikti 3-vjeçar në gadishullin Korean, i cili përfundoi me armëpushim në vitin 1953.

Në Tokio, kryeministri japonez Yoshihiko Noda thirri një takim të këshilltarëve të lartë për të formuluar reagimin ndaj vdekjes së udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua, tha se zyrtarët në Pekin shprehën hidhërim për lajmin e vdekjes së Kim Jong Il-it dhe i përcollën ngushëllime popullit të Koresë së Veriut. Kina shihet si aleati dhe partneri tregtar më i ngushtë i Koresë së Veriut.

Në Londër, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se vdekja e zotit Kim mund të jetë një pikë kthese për Korenë e Veriut. Zoti Hague i bëri thirrje udhëheqjes së re të Koresë së Veriut të pranojë se angazhimi me bashkësinë ndërkombëtare ofron perspektivën më të mirë të përmirësimit së jetesës për koreanoveriorët. Ai gjithashtu inkurajoi Korenë e Veriut të punojë për paqen dhe sigurinë në rajon dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të lejuar rinisjen e bisedimeve gjashtëpalëshe rreth programit bërthamor të Penianit.

XS
SM
MD
LG