Lidhje

Botërori 2010: Brazili, Portugalia kualifikohen nga grupi G dhe Kili, Spanja në grupin H

  • Zëri Amerikës

Botërori 2010: Brazili, Portugalia kualifikohen nga grupi G dhe Kili, Spanja në grupin H

Botërori 2010: Brazili, Portugalia kualifikohen nga grupi G dhe Kili, Spanja në grupin H

Ekipi spanjoll i futbollit ka mundur Kilin me rezultatin 2-1 në Pretoria të Afrikës së Jugut në ditën përfundimtare të raundit hapës të Botërorit 2010 duke u kualifikura për në 16-she.

Sulmuesi David Villa dhe Anders Iniesta shenuan golat të premten për ekipin spanjoll. Kampionët e Evropës mbaruan të parët në grupin H në bazë të numrit të golave të shenuar.

Pavaresisht humbjes, Kili po ashtu do të kalojë në 16-she në vendin e dytë.

Ekipi numër tre i botës, Portugalia u ndesh me Brazilin e famshëm në një lojë pa gola në Durban të premten. Duke qenë dy ekipet me të mira të grupit G, i njohur ndryshe si grupi i vdekjes, Brazili dhe Portugalia kualifikohen për fazën eliminatore.

Pesë herë fituese e Kupës së Botës, Brazili do të ndeshet me Kilin të henën dhe Spanja do të përballet me Portugalinë në ndeshjen e fundit të raundit të dytë një ditë më pas.

Bregu i Fildishtë mundi Korenë e Veriut 3-0 në Nelspruit. Por Bregu i Fildishtë duhej të mundëte koreanët me rezultatin 9-0 që të tejkalonte Portugalinë në vendin e dytë dhe të arrinte kualifikimin për në 16-she.

Hondurasi dhe Zvicra arritën barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur në Bloemfontein por asnjëra skuadër nuk fitoi pikët e duhura brenda grupit për tu kualifikuar në raundin e dytë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG