Lidhje

Botërori 2010 dhe yjet e Hollivudit


Botërori 2010 dhe yjet e Hollivudit
Botërori 2010 dhe yjet e Hollivudit

Edhe pse skuadra e SHBA po merr pjesë në botëror, Kupa botërore vazhdon të ketë tifozë një numër më të vogël amerikanësh, krahasuar me ndeshjen finale të Superbollit, që është kampionati kombëtar i futbollit amerikan.

Megjithatë, në ceremoninë e mbrëmshme të Insitutit amerikan të Filmit, nuk ishte e vështirë të gjendeshin yje të Hollivudit tifozë të futbollit, apo Soccer, siç quhet ai në SHBA. Aktori amerikan Michael Douglas tha se është tifoz futbolli dhe se mendon që ndeshja Amerikë-Angli ka për të qenë e shkëlqyer.

Çifti hollivudian, aktorja angleze Helen Mirren dhe regjisori amerikan Taylor Hackford thanë se do të jenë në garë kur të luajnë dy ekipet e vendeve të tyre. Hackford tha se është tifoz i Liverpulit, por këtë herë ai uron që skuadra britanike të humbë në ndeshjen me skuadrën amerikane. E shoqja, aktorja Hellen Mirren tha se në çdo rast dita e sotme do të jetë e dhimbshme për njërin prej tyre, kur njëra nga skuadrat, medoemos që do të humbë.

XS
SM
MD
LG