Lidhje

Botërori 2010: Ekipi amerikan gati për t'u ndeshur me Ganën në eliminatore

  • Zëri Amerikës

Botërori 2010: Ekipi amerikan gati për t'u ndeshur me Ganën në eliminatore

Botërori 2010: Ekipi amerikan gati për t'u ndeshur me Ganën në eliminatore

Në Rustenburg të Afrikës së Jugut përgatitet të fillojë ndeshja e dytë e gjashtëmbëdhjetëshes që vë përballë ekipin amerikan, fituesin në grupin C dhe atë të Ganës, e cila doli e dyta në grupin D. Trajneri amerikan Bob Bradley thotë se ekipi i Ganës është i talentuar dhe dinamik. Ai thotë se e njeh tipin e lojtarëve që ka nxjerrë Gana, të cilët kanë ardhur me sukses nga ekipet e të rinjve për të luajtur në nivel të kombëtares. Amerikanët vijnë në ndeshjen e sotme pas një barazimi me Anglinë dhe një fitoreje të rëndësishme 1 me 0 me Algjerinë të mërkurën. Jozy Altidore thotë se Botërori i vërtetë fillon tani për ekipin amerikan. Është hera e tretë që amerikanët hyjnë në fazën eliminatore në një kampionat botëror por me një ndryshim sepse tani ata nuk e ndjejnë më veten të huaj ose të rinj në një botëror. Duke fituar një ndeshje dhe barazuar dy herë në fazën e parë, ata treguan se janë një pretendent i fortë. Rezultatin më të mirë ekipi amerikan e ka treguar para tetë vjetësh kur arriti në çerekfinale por humbi ndaj Gjermanisë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG