Lidhje

Hollanda mund Spanjën 5-1


Hollanda siguroi një fitore të padiskutueshme mbi Spanjën, duke mundur kampionen e Botërorit të kaluar me rezultatin 5-1 dje.

Dy ekipet e grupit B janë përballuar edhe në kampionatin e kaluar kur Spanja mundi Hollandën 1-0.

Hollanda, e renditur e 15-ta në botë, shpërtheu në pjesën e dytë të ndeshjes, duke thyer barazimin 1-1 të vendosur në pjesën e parë. Hollandezët shënuan katër gola në 45 minutat e fundit të ndeshjes së luajtur në stadiumin Arena Fonte Nova në qytetin e Salvadorit në lindje të Brazilit.

Hollandezët Arjen Robben dhe Robin van Persie shënuan nga dy gola. Goli i Robbenit në minutën e 53-të e vuri Holandën në avantazh të paprekshëm. Goli tjetër i hollandezëve u shënua nga Stefan de Vrij.

Spanja ishte e para që shënoi me golin e realizuar nga Xabi Alonso.

Hollanda barazoi pak para mbylljes së pjesës së parë me një goditje fantastike me kokë nga Van Persie, pas një pasimi nga lojtari Daley Blind.

Dita e djeshme e Botërorit filloi me fitoren e Meksikës përballë Kamerunit me rezultatin 1-0. Si Meksika, ashtu edhe Brazili kanë tani nga tri pikë dhe renditen në krye të Grupit A.

Në mbyllje të ditës së ndeshjeve, Alexis Sanchez ndihmoi Kilin të mundë Australinë 3-1.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG