Lidhje

Italia mund Anglinë 2-1


Italiani Mario Baloteli ishte heroi i ditës së djeshme për ekipin italian, pas goditjes me kokë që realizoi golin e dytë duke mundur Anglinë 2-1 në ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Claudio Marchisio shënoi golin e parë për Italinë në minutën e 35. Dy minuta më pas, Anglia barazoi me një gol të Daniel Sturridge.

Po dje, në ndeshjet e Grupit D, Kosta Rika shënoi një fitore 3-1 mbi Uruguajn. Uruguaj kishte në stol yllin e ekipit Luis Suarez, i cili është operuar pak kohë më parë në gju.

Kostarikanët ishin të pandalshëm pas pushimit, kur Joel Campbell shënoi pas një pasi nga Celso Borges në minutën e 54. Oscar Duarte shënoi golin e fitores dhe Marcos Urena shtoi një gol të tretë, gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ishte një ditë e rëndë për ekipin uruguajan, i cili humbi mbrojtësin Maxi Pareira të ndëshkuar me kartelë të kuqe gjatë ndeshjes.

Po dje, Kolumbia mundi Greqinë 3-0. Tifozët kolumbianë të mbledhur në qytetin Belo Horizonte të Brazilit shpërthyen në brohoritje kur Pablo Armero shënoi golin e parë. Greqia pati disa raste për të barazuar, por nuk arriti dot të shënonte.

Në ndeshjen e fundit të ditës së djeshme, Bregu i Fildishtë shënoi dy gola në gjysmën e dytë të lojës duke mundur Japoninë 2-1.
XS
SM
MD
LG