Lidhje

Botërori: Holanda mund Danimarkën 2:0


Japonia fitoi sot për herë të parë në një ndeshje futbolli në vend të huaj, duke befasuar Kamerunin, një nga favoritët e kampionatit me rezultatin 1 me 0 në Bloemfontein të Afrikës së Jugut.

Kameruni dukej i çorganizuar gjatë ndeshjes ndërsa Japonia luajti shumë bukur. Keisuke Honda bëri golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 39-të.

Kameruni u përpoq të barazonte, por nuk paraqiti ndonjë rrezik të madh për Japoninë.

Në ndeshjen e parë mes dy ekipeve evropiane, Hollanda fitoi ndaj Danimarkës 2 me 0, në Johanesburg. Goli i parë ishte një autogol i mbrojtësit danez Daniel Agger në minutën e 46-të. Dirk Kuyt bëri edhe një gol tjetër në minutën e 85-të.

Ndeshja e tretë e ditë mes Italisë dhe Paraguait që u luajt në Kejp Taun mes shiut te dendur, përfundoi në barazim 1-1.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG