Lidhje

Republika e Sudanit të Jugut bëhet shteti më ri në botë

  • Zëri Amerikës

Republika e Sudanit të Jugut bëhet shteti më ri në botë

Republika e Sudanit të Jugut bëhet shteti më ri në botë

Botës iu shtua sot një shtet i ri, Sudani i Jugut, i cili festoi sot pavarësinë me ceremoni në kryeqytetin e tij, Juba.

Një turmë prej qindra mijëra njerëzish brohoriti kur ushtarët ngritën flamurin e ri të Sudanin të jugut dhe ulën flamurin e veriut.

Pjesëmarrësit dëgjuan gjithashtu një deklaratë formale të pavarësisë si dhe urimet nga personalitete, duke përfshirë edhe presidentin e Sudanit të veriut, Omar al-Bashir.

Republika e Sudanit të Jugut u bë shteti më i ri i botës në mesnatë sipas kohës lokale. Banorët e Jubës dolë nëpër rrugë për të festuar.

Festimet vazhduan me ceremoni në një stadium që mban emrin Xhon Garang, i cili udhëhoqi forcat e jugut në luftën e gjatë civile veri-jug.

Sudani i Jugut votoi me shumicë dërrmuese për t’u ndarë nga veriu me një referendum në muajin janar.

Në ditën e pavarësisë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Republikën e Sudanit të jugut. Presidenti Obama tha sot në një deklaratë se kjo arritje historike tregon se drita e një agimi të ri është e mundur pas luftës.

XS
SM
MD
LG